Kreu » Termat & Kushtet

Termat & Kushtet

Ky dokument përfaqëson një marrëveshje ndërmjet “FarmaHappy”, e regjistruar në Tirane, dhe çdo klienti që bën blerje në rrugë elektronike në faqen farmahappy.com. Ju lutemi lexoni me kujdes këto kushte përpara se të përdorni këtë faqe.

1. Modifikimi i  ndryshimeve

FarmaHappy mund të ndryshojë këto Termat & Kushtet në çdo kohë. Ndryshimet do të publikohen në këtë faqe dhe do të hyjnë në fuqi menjëherë pas publikimit. Ato nuk do të ndikojnë në porositë e kryera para ndryshimit.

2. Mosha dhe fuqia ligjore

Duhet të jeni mbi 16 vjeç dhe ligjërisht në gjendje të lidhni kontrata për të bërë porosi në këtë faqe.

3. Konfirmimi i porosisë

Pas kryerjes së porosisë, do të merrni një email konfirmimi nga FarmaHappy. Ky email përbën kontratën e shitjes mes jush dhe FarmaHappy.

4. Informacioni mbi produktet

Fotot dhe përshkrimet janë orientuese dhe nuk kanë vlerë kontraktuale. FarmaHappy nuk mban përgjegjësi për gabime të mundshme në përshkrime. Pronësia mbetet tek FarmaHappy deri në kryerjen e plotë të pagesës.

5. Procesi i porosisë dhe refuzimi

Porositë bëhen online përmes faqes; jeni përgjegjës të siguroni informacion të saktë. FarmaHappy rezervon të drejtën të refuzojë ose anulojë çdo porosi, duke ju njoftuar përmes email.

6. Disponueshmëria e produkteve

Të gjitha porositë varen nga disponueshmëria. Nëse një produkt është i pamundur për dërgim, ne do ju ofrojmë alternativë ose rimbursim.

7. Çmimet

Çmimet janë në LEK dhe përfshijnë TVSH-në, por jo transportin. Ndryshimet nuk ndikojnë në porositë e konfirmuara.

8. Transporti dhe dorëzimi

Transporti llogaritet në varësi të vendndodhjes dhe vlerës së porosisë. Derëzimi konsiderohet i plotësuar kur produktet dorëzohen në adresën e saktë. Në rast ndryshimi/ndryeshe te adresës, kostot mbulohen nga klienti.

Transporti ne Tirane-Rrethe:300L, Kosove-Maqedoni:5 Euro

9. Politika e kthimit

Kthimi lejohet brenda 24 orë nga dorëzimi. Produktet duhet të jenë në gjendje origjinale. Shpenzimet e kthimit mbulohen nga klienti.. Nuk kthehen produktet e përdorura, të dëmtuara, kozmetike të hapura ose personalizuara.

10. Përgjegjësia e klientit

Ju jeni përgjegjës për sigurinë e llogarisë suaj. Në rast dyshimi për përdorim të paautorizuar, njoftoni menjëherë FarmaHappy.

11. Kufizimi i përgjegjësisë

FarmaHappy nuk përgjigjet për vonesa apo dëme për shkak të kushteve te pafavorshme (natyrale, politike, transporti, etj.). Nëse ndodh ndonjë situatë e tillë, do t’ju informojmë dhe do ofrojmë alternativa. Përgjegjësia maksimale për çdo produkt është shuma e paguar për të.

12. E drejta e autorit

Të gjitha përmbajtjet (tekst, grafika, fotografi, logo) janë pronë e FarmaHappy dhe mbrohen nga ligjet për të drejtën e autorit. Nuk mund të riprodhohen pa leje.

13. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni

Kjo marrëveshje rregullohet nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet nga gjykatat kompetente shqiptare.

14. Kontakt

Për çdo paqartësi ose pyetje rreth kushteve, mund të na kontaktoni në:

  • Email: info@farmahappy.com
  • Tel: +355 696501000